Shitja e armëve ilegale, sfidë për institucionet kosovare

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shitja e armëve ilegale po vazhdon të jetë sfidë për Departamentin për Siguri Publike, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i këtij institucioni, Mensur Hoti, tha se që nga viti 2013, përballen me këtë dukuri, ndonëse tha se ka pasur persona të arrestuar për këtë çështje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hoti foli edhe për përgatitjet e ndryshimeve për kompanitë private.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pyetur se a ka pengesa dhe skandale në zbatimin e ligjit, i cili përmban 41 faqe.

“Çka janë lejet e armëve e ki edhe se ki? Çka thua për skandalin për shitje të armëve pa leje nga viti 2013?” Pyeti Bekë Berisha.

Ndërsa Hoti tha se ligji ka plot rregullore të fushave administrative.

“Mendojmë që gjatë punës në draftimin e ligjit do të obligohemi të shtojmë pjesë të tjera. Qëllimi kryesorë në ligjin e armëve ka qenë ta ulë kërkesën për armë ilegale dhe njerëzit që kanë të drejtë në mënyre të rregullt të pajisen me armë. Ne kemi pas një proces të legalizimit. Ne konsiderojmë sukses se ka qenë hera e parë. Nuk është se ka qenë numër i madh për të legalizuar armë. Ligji për legalizim flet për kategorinë B, C dhe D e jo të kategorisë A”, tha Hoti.

Ndërsa për skandalin e shitjeve të armëve ilegale, Hoti tha se Drejtoria e Departamentit për Siguri Publike ka qenë institucioni i cili e ka paraqit para mekanizmave këtë skandal, duke thënë se për këtë dukuri ka pasur edhe persona të dënuar.

Të ngjashme