Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje, tash një javë, biletat për ndeshjen e fundit të këtyre Eliminatore të Botërorit Rusi 2018, atë përballë Italisë që do të zhvillohet më 9 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër.
Ndryshe nga interesimi për ndeshjet e tjera të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer rekordet.
Rreth 2000 bileta janë shitur në pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online, ndërsa në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbollit, biletat do të dalin në ditët në vazhdim, ende pa një datë të caktuar, ndërkohë që ka filluar shpërndarja e biletave të prenotuara.
Stadiumi “Loro Boriçi” ka një kapacitet prej 16 000 vendesh. Nga to, 5 për qind iu takojnë tifozëve italianë.