“Volkswagen Group” ka konfirmuar se shitja e veturave të saj ka pësuar rënie për 23 për qind këtë vit, deri në 2 milionë të shitura për periudhën janar-mars 2020.
Kurse vetëm në mars shitjet kanë rënë për 38 për qind, pra 623,000 automjete të shitura, duke reflektuar kështu krizën nga Coronavirusi, transmeton KOHA.
Në Evropën perëndimore kjo shitje pësoi rënie për 44 për qind, kurse në atë qendrore dhe lindore pari rënie për 23 për qind, në Amerikën Veriore për 42 për qind, dhe në Kinë për 35 për qind, ka konfirmuar kompania gjermane.
Megjithatë, ditë më parë Volkswageni ka konfirmuar se do të rifillojë së shpejti punën në fabrikat e saj.