Shiu vështirëson gjetjen e banorëve nën rrënoja

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Gjendja në Shqipëri, veçmas në Thumanë dhe Durrës, dy nga zonat më të prekura nga tërmeti, vazhdon të jetë e rëndë.

Derisa numri i viktimave ka shkuar në 32, ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë misionin e tyre edhe për nxjerrjen e disa banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Ndryshe, qindra qytetarë edhe sonte natën do ta kalojnë nën qiell të hapur, e shumë të tjerë janë vendosur në Kosovë, ndërsa kosovarët gjatë gjithë kohës kanë shprehur gatishmërinë e tyre jo vetëm me ndihma të ndryshme e mjete financiare, por edhe kanë hapur dyert për vëllezërit e motrat shqiptare./Indeksonline/


Të ngjashme