Shkaktoi aksident me fatalitet dhe iku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Naser Demirit nga Gjilani.

Sipas Policisë, ai ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe ka ikur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme