Liverpool ka fituar plot 160 milionë euro nga shitja e Philippe Coutinho-s. Paratë që pagoi Barcelona për brazilianin i të kuqve i shpenzuan për blerjen e Van Dijk dhe Alisson, që e kanë kthyer skuadrën në më të mirën në Evropë.
Megjithatë, Liverpool nuk ka përfituar vetëm nga ana financiare nga shitja e mesfushorit.
Disa pika në marrëveshjen e Coutinhos nuk e lejojnë Barçën të blejnë Sadio Mane pa shifrën 250 milionë euro.
Sipas një raporti nga Spanja, katalonasit duhet të paguajnë 100 milionë euro më shumë se vlera e lojtarit.
Pra, për Mohamed Salah ose Mane do të duheshin të paktën 250 milionë euro, duke parë se vlera e tyre tani është rreth 150 milionë euro.