Shkaku i COVID-19, Suedia tani ka numrin më të madh të vdekjeve në 150 vjetët e fundit

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Suedia, e cila u dallua midis vendeve evropiane për qasjen e butë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, regjistroi numrin më të madh të vdekjeve në gjysmën e parë të vitit në 150 vjetët e fundit, njoftoi Byroja e Statistikave të vendit, raporton theguardian.

Coronavirus mori jetën e rreth 4500 njerëzve deri në fund të qershorit gjersa tani numri është rritur në 5.800, një normë vdekjeje që është dukshëm më e lartë se në vendet e tjera Nordike, edhe pse më e ulëta se në disa vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Spanjën.

Në në total prej 51.405 suedezëve vdiqën midis janarit dhe qershorit, më shumë sesa në çdo vit tjetër që nga viti 1869 kur vdiqën 55.431, pjesërisht nga efektet e urisë.

Theksojmë se në atë kohë, Suedia kishte rreth 4.1 milionë banorë gjersa sot ka 10.3 milionë.

COVID-19 ka rritur numrin e vdekjeve mesatarisht për 10 për qind në pesë vitet e fundit, tha Byroja e Statistikave.

Në prill, numri i vdekjeve ishte gati 40 për qind më i lartë se sa mesatarja për shkak të një rritje të vdekjeve të lidhura me coronavirusin. 

Të ngjashme