Ekonomia Online
FUNDIT

Shkaku i vërshimeve, nesër nuk do të mbahet mësimi në disa shkolla të Istogut

Shkaku i vërshimeve, nesër nuk do të mbahet mësimi në disa shkolla të Istogut

Istogu, sikur dhe shumë komuna të vendit, po përballet me reshje të vazhdueshme të shiut me ç’rast janë shkaktuar vërshime në pothuajse të gjitha pjesët e qytetit, por dhe më gjerë. Për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta të shiut, sot u mbajt mbledhja Shtabit Emergjent të Komunës së Istogut. Ndër vendimet […]

Istogu, sikur dhe shumë komuna të vendit, po përballet me reshje të vazhdueshme të shiut me ç’rast janë shkaktuar vërshime në pothuajse të gjitha pjesët e qytetit, por dhe më gjerë.

Për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta të shiut, sot u mbajt mbledhja Shtabit Emergjent të Komunës së Istogut.

Ndër vendimet e marra nga ky shtab ishte edhe ndërprerja e mësimit për ditën e hënë.

Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh nuk do të mbajnë mësim nesër, derisa në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.

“Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehët mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh”.

Shtabi njofton se për çdo ndryshim do të njoftohen me kohë.

Të ngjashme