“Shkarkimet” e Ramës, veprime kompleksive të dështakut

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 20:21 | Nga Besa Ismaili

Kur je i ngarkuar me dështime, fillon e i shkarkon ata të cilët tregojnë lidership, punë dhe shërbime për qytetarët.

Shkarkimet e fundit të kryetarit të dështuar të Prishtinës, as nuk trondisin, as nuk çudisin. Janë veprime kompleksive të dështakut. Kryetari Përparim Rama është në fazën e të kuptuarit që ka dështuar, sa thellësisht aq edhe pariparueshëm! Dështimet dhe keqmenaxhimet e veta nuk mbulohen me “ristrukturime”, ato vetëm konfirmohen.

Megjithatë, veprimi i shkarkimit të znj.Donjeta Sahatçiu nga ana e kryetarit Rama, përtej asaj që qartësisht po shihet, dërgon një mesazh të përmbysur për lideret e reja gra: prania e grave të suksesshme paraqet kërcënim të papërballueshëm për udhëheqës të dështuar!

Donjeta krahas që posedon aftësinë e saj për të udhëhequr, ajo ka dëshmuar aftësi për të krijuar ambiente gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, sikur që edhe ka fuqizuar shumë punonjës, shumë grupe vajzash dhe grash, grupe rinore dhe grupe të margjinalizuar për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Kontributi i Donjetës për kryeqytetin na bën krenarë të gjithëve, në veçanti neve si bashkëpartiake!

Të ngjashme