Shkarkimi i Bordit të Infrakosit, në rend dite të mbledhjes së Qeverisë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Kurti do të mbajë sot mbledhjen e katërt me rend me fillim nga ora 16:00.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje parashihet të jenë 5 pika, ku ndër të tjera është edhe “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë – Infrakos”.

Gjithashtu në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i propozimit të vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve pas tërmetit


Të ngjashme