Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i Telekomit ka shkarkuar edhe dy drejtorë.
Njëri nga ta është Teki Shala.
Shala ishte emëruar më 6 mars nga Qeveria e Kosovës si drejtor i Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Ai ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës nga radhët e LDK-së.
Ndërsa, e shkarkuara e dytë nga pozita e drejtores, e cila ishte emëruar në bordin e përkohshëm është Luljeta Elezi, raporton Infokusi.