Shkarkohet nga puna kryeredaktori i gazetës Bild pas akuzave për abuzim të autoritetit dhe marrëdhëniet intime me punonjëset

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Gazeta më e fuqishme gjermane, Bild, shkarkoi kryeredaktorin e saj të hënën pas muajsh mbrojtjeje të akuzave për marrëdhëniet e tij seksuale me gratë në vendin e punës, derisa skandali filloi të ndikonte te shtëpia botuese që ka në pronësi gazetën, Axel Springer.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bild, një tabloid i qendrës së djathtë ka shkarkuar kryeredaktorin Julian Reichelt, pasi New York Times raportoi për detajet e marrëdhënies së Reichelt me një praktikante, që dëshmoi gjatë një hetimi të pavarur ligjor. Sipas saj, në vitin 2018, ai e kishte thirrur atë në një hotel pranë zyrës për të kryer marrëdhënie intime dhe i kishte kërkuar të mbante sekret pagesën.

Disa orë pasi Reichelt u shkarkua, revista e lajmeve Der Spiegel publikoi akuza se Reichelt kishte abuzuar me pozicionin e tij për të vazhduar marrëdhëniet me disa gra në stafin e tij.

Çfarë dihet për rastin?

Reichelt ishte përfshirë në një marrëdhënie me një grua e cila ishte praktikante dhe asokohe ai ishte 36-vjeçar derisa ajo ishte 25 vjeçe.

“Nëse e kuptojnë se jam duke pasur aferë me një praktikante, do të humbas punën”, Julian Reichelt, i kishte thënë asaj në nëntorin e vitit 2016, sipas dëshmisë së saj që iu tha hetuesve të kompanisë që u punësua të hetojë çështjet e kompanisë.

Pas kësaj edhe një grua tjetër ka deponuar një ankesë për ngacmim seksual kundër kryeredaktorit.

Shkarkimi shënoi ardhjen e vonuar të lëvizjes globale #MeToo në Axel Springer – dhe kjo erdhi derisa kompania gjermane po bën investime të rëndësishme në tregun amerikan, përfshirë blerjen e Politico këtë verë për 1 miliard dollarë.

Axel Springer u përball me presion në SHBA dhe Gjermani për të shpjeguar dy zbulimet e fundit: Çfarë zbuloi hetimi mbi sjelljen e Reichelt dhe se si iu përgjigj hetimit, shefi ekzekutiv, Mathias Dopfner.

Kompania ka thënë në një deklaratë se Reichelt “nuk i kishte ndarë qartë çështjet private dhe profesionale” dhe kishte mashtruar bordin. Dofner, në një deklaratë, vlerësoi gjithashtu Reichelt për udhëheqjen e tij gazetareske dhe për lansimin e Bild-Tv.

Ai gjithashtu ka deklaruar se zëvendësuesi i Reichelt, Johannes Boie, do të kombinonte “përsosmërinë gazetareske me udhëheqjen moderne”.

Reichelt ka mohuar abuzimin me autoritetin e tij dhe nuk iu përgjigj e-mailit për koment.

Këto deklarata u nxorën nga një intervistë e kryer në pranverë nga firma juridike e mbajtur nga Axel Springer për një hetim që u mbyll shpejt.

Reichelt, siç kishte frikë, nuk e humbi punën kur marrëdhënia e tij me praktikante, si dhe sjellja e tij ndaj grave të tjera në Bild, u bënë publike. Në vend të kësaj, z. Reichelt, i cili mohoi abuzimin me autoritetin e tij, mori një leje të shkurtër dhe më pas u rikthye si kryeredaktori pasi kompania përcaktoi se veprimet e tij nuk garantonin një shkarkim.

Të ngjashme