Një grup kriminal që vidhte vilat në bregdetin shqiptar është shkatërruar, janë arrestuar dy persona, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Tre anëtarët e kësaj bande janë emra të njohur për Policinë e Shtetit, pasi janë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve brenda dhe jashtë vendit. Më konkretisht në pranga kanë rënë S. K., 31 vjeç, S. G., 22 vjeç banues në Durrës, e ndërsa është shpallur në kërkim A. P., 33 vjeç.
Referuar njoftimit zyrtar, ky grup përpara se të kryenin vjedhjet, shkatërronin kamerat e sigurisë në mënyrë që të mos identifikoheshin. Vjedhja e tyre e fundit ishte regjistruar dy ditë më parë në Kavajë, nga ku u bë e mundur edhe zbardhja e vjedhjes së tre vilave të tjera në Himarë në 2022.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: 3,180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve. Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të vilave dhe banesave të kryera nga ky grup dy vitet e fund.