Dy këmbësorë janë shkelur me veturë në Suharekë.
Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy viktima meshkuj K/Shqiptar-këmbësorë duke u shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.
Viktimat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .
Rasti është duke u hetuar.