Në seancën e sotme konstituive pritet të betohen 120 deputetët e rinj, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.
Tashmë që nuk kemi marrëveshje mes dy partive të para, VV-LDK, në seancën konstituive mund të shohim vetëm betimin e deputetëve dhe jo zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarët për mungesë votash.
Sipas burimeve të “Syri.net Kosova” shefi i partisë Isa Mustafa, ka thirrur një mbledhje të grupi të ri parlamentarë në selinë e Kuvendit në ora 14-të, sipas burime të “Syri. net Kosova” në këtë takim do të diskutohet rreth strategjisë me cilën do të veprojnë në seancën e sotme konstituive Grupi Parlamentar i LDK-së.
Procedurat e seancës së sotme dhe kriza që mund të shkaktohet nga betimi i kabineti qeveritarë i cili vazhdon të jetë në detyrë, ata të cilit do të betohen në seancën e sotme, njohësi i çështje Artan Murati, thotë se seanca konstituive pritet të mbahet, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë e re.
Sipas Muratit e drejta e propozimit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai sqaron se në mbledhje jepet betimi i deputetëve që të mund të fillojë mbledhja e pas kësaj mund të kalohet në trupat zgjedhor të Kuvendit.
Kurse sa i përket rreziku që të krijohet një kaos institucional me betimin e ministrave që janë në detyrë dhe shkelje të kushtetutës, burime nga zyra ligjore e Kuvendi të Kosovës, kanë bërë të ditur për“Syri.net Kosova” se “në bazë të rregullores së Kuvendit pika 2, neni 72, thuhet se -Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutive në administratë publike ose ndërmarrje publike.
Ky burim zyrës ligjore kanë bërë të ditur për “Syri.net Kosova” se “nëse ministrat dhe zv/kryeministra dhe shefi i qeverisë, betohen ata nuk mund të kthehen në zyrat e tyre ekzekutive, nëse e bëjnë një gjë të tille ata bëjnë shkelje kushtetues”.