Shkelje në Zubin-Potok, mbyllet një biznes, tjetri gjobitet me 6 mijë euro

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë masa ndaj dy bizneseve në komunën e Zubin-Potokut, pas shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), një biznes është mbyllur për shkak se ushtronte veprimtari ekonomike pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Ndërkaq, një biznesi tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh, pasi u konstatua se kishte shërbyer pije alkoolike për të miturit. Gjatë kontrolleve janë konfiskuar edhe produkte për të cilat mungonte deklarimi i prejardhjes.

Këto masa thuhet se janë pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për krijimin e një tregu të sigurt, transparent dhe të drejtë në Kosovë.

““IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme