Los Angeles Lakers ka gjetur mënyrën si të fitojë edhe nëse iu mungojnë disa nga lojtarët kyç.
Lakers arritën fitoren e dytë radhazi duke mposhtur Minnesota Timberwolves (108-103), me LeBron James që kishte një tjetër lojë të mrekullueshme.
Pa yjet si Anthony Davis i lënduar dhe dyshen Dwright Howard dhe DeAndre Jordan që ende nuk kanë gjetur formën, Lakers me një lojë me pasime të shkurta arritën të marrin fitoren e radhës.
LeBron James sërish ishte më i miri në takim me 26 pikë, 7 rebounds, 5 asistime dhe 3 vjedhje, derisa zhvilloi plotë 39 minuta.
Pas James, paraqitje të mirë kishte edhe Malik Monk me 22 pikë dhe Russell Westbrok me 20 sosh.
Sa i përket Minnesotas, u dallua Naz Reid me 23 pikë, derisa Anthony Edçard arriti të kompletojë 18 pikë dhe katër asistime.