Shkëlqeu edhe në Kupën e Botës, por nuk e bind Marescan: Man City e vendos në shitje yllin e skuadrës

Prishtinë | 05 Kor 2026 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Mateo Kovacic pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, pasi klubi i ka bërë të qartë se është i lirë të gjejë një skuadër të re.

Sipas Football Insider, mesfushori kroat nuk bën më pjesë në planet e kampionëve të Anglisë, pas një sezoni të vështirë të shoqëruar me lëndime.

32-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por ka humbur vendin në hierarkinë e mesfushës së Pep Guardiolës.

Situata e tij është ndikuar edhe nga afrimi i pritshëm i Elliot Anderson nga Nottingham Foresti, transferim që do ta detyrojë Manchester Cityn të lirojë hapësira në skuadër.

Kovacic shpreson që paraqitjet e tij me Kroacinë në Kupën e Botës 2026 të kenë zgjuar interesimin e klubeve të tjera, pavarësisht se sezonin e kaluar zhvilloi vetëm nëntë ndeshje me fanellën e Cityt.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur oferta konkrete për mesfushorin kroat.

Të ngjashme