Raphinha po shkëlqen këtë sezon me Barcelonën. Forma e tij e lartë e vë atë si njëri nga lojtarët më të mirë në Spanjë dhe Evropë, teksa synon suksese të reja. Ndërsa sonte ai u shpërblye përsëri si lojtari më i mirë i muajit në La Liga, për të dytën herë me radhë. Ai la […]
Shkëlqeu me Barçën, Raphinha shpallet lojtari më i mirë i muajit për të dytën herë radhazi

Raphinha po shkëlqen këtë sezon me Barcelonën.
Forma e tij e lartë e vë atë si njëri nga lojtarët më të mirë në Spanjë dhe Evropë, teksa synon suksese të reja.
Ndërsa sonte ai u shpërblye përsëri si lojtari më i mirë i muajit në La Liga, për të dytën herë me radhë.
Ai la pas në nominim lojtarët si Kylian Mbappe, Sergio Camello, Fer Nino dhe Jonathan David.
Gjatë muajit shtator ai shënoi 7 gola dhe bëri 2 asistime.











