Një roman satirik i kohës që përshkruan personazhin e Shokut Zylo si një nënpunës i sistemit komunist. I shkruar nga Dritëro Agolli në vitin 1980 nën sistemin diktatorial të Enver Hoxhes, ai me një sarkazëm të mprehtë dhe nëpërmjet shokut Zylo shpërfaq një mediokritet të thellë në strukturat burokratike shtetërore. Në kohët më të mira të tij ai shkëlqen edhe pse shumicën e kohës jo me meritën e tij, por kur atij i fillon rënia ai gradohet edhe më lartë.Ky ishte sistemi. Të ishe i dëgjueshëm ndërsa gradat vijnë më pas. Ky është sistemi edhe në Kosovë, të jesh i dëgjueshëm dhe gradat vijnë më pas.
Iu kujtohet kur shoku Zylo kosovar i kohës së komunizmit Dr. Isa Mustafa ishte ministër i qeverisë së asaj kohe dhe jo se u shqua nga ndonjë e arritur në financa apo politika tjera të zhvillimit ekonomik,ndonëse sistemi komunist planin e tij të zhvillimit ekonomik dhe barazisë sociale e ka të bazuar gjoja në Marksizëm dhe më pas në Leninizëm, dhe një ide fisnike nga Doktori do të ishte e tepërt në binomin Marksizëm-Leninizëm. Nuk do të kishte ritëm të duhur t`i thonim Marksizëm-leninizëm-Isizëm. E humb disi fuqinë. Prandaj shoku ynë komunist të dokumentuar me temë magjistrature papritmas shndërrohet në doktor dhe profesor të profilit djathtist,antikomunist, pra liberal Smithian. Shoku ynë Zyloja bëri shndërrim megaloman. Megjithëse për një periudhë kohore nuk u shfaq si pretendet për ndonjë post burokratik, pasiqë ishte Dr.Ibrahim Rugova dhe shndërrrimet ai nuk i kapërdinte lehtë. Pas vdekjes së Presidentit Rugova, shoku Zylo na shfaqet si kryetar partie. Rënia e tij u shndërrua në shkëlqim. Ky ishtë shndërrimi i dytë i Zylos kosovar. Tëntoi disa herë të fitonte dhe gjithmonë humbiste në garat politike, por njërën humbje të vitit 2014 ai e shndërroi në fitore. U bo Kryeministër ky mjeshtër i shndërrimeve. Në atë pozitë udhëheqëse, sikurse Shoku Zylo i Dritëros, nuk bëri gjë të madhe përpos disa gabimeve të mëdhaja. Por si mjeshtër që është , ai këto gabime do t`i shndërron në suksese. Edhe aty dështoi tanimë me titull akademiku. Ky titull shërben vetëm për t`i dhënë tituj akademike dështimeve të tij dhe për asgjë tjetër. Akademiku në zgjedhjet e ardhshme si kandidat të tij do ta propozonte Dr. Avdullah Hotin. Me tituj qëndron bukur mirë dhe dështimi spektakular do ta shndërron në fitore më vonë. Ajo parti është parti akademikësh dhe si të tillë shndërrimet i kanë specialitet. Doktori i Ri e sjelli koalicionin e tij si të tretën në vend duke ia siguruar uleset e një opozitari të devotshëm. Kështu ishte per 2 vjet kur në zgjedhjet e fundit partia e akademikëve doli e dyta dhe konsiderohej sukses. Partia e parë doli me pak vota mbi, me as 0.5% prandaj konsiderohej sukses. Megjithë dijet e tyre shndërruese, akademikët dhe doktorët e partise nuk mundën ta shndërronin këtë humbje në fitore. Këtë mosshndërrim , sa keq do ta vuajmë ne!
Por ideja shndërruese nuk dorëzohet me kaq. Ata pas 3 muaj negociatash se cili është fitues i zgjedhjeve, edhe pse numrat ishin të qartë me aq sa ishin, ata futen në koalcion qeverisjeje së bashku me shumë Zylojan të tjerë. Partia tjetër jo se ishin më pak Zylojan, por silogjizmat e tyre i hante pazari. Nëntëdhjetë ditë negociata për katërdhjetë e pesë ditë qeverisje!!! E paparë dhe padëgjuar në logjikën e shëndosh.
Sot, nga një humbës i zgjedhjeve, ata u shndërruan në fitues të tyre. Jo vetëm se shndërruan veten, ata ndihmuan partitë mikroskopike si NISMA dhe AKR të jenë pjesë e qeverisjes. Ata mundësuan kthimin e ministrave që vaskën e përdorin për deponi shampanjash, që lumenjtë e paktë të Kosovës t`i shndërrojnë në hidrocentrale me kapacitete kumedit se sa megavatësh. Ata mundësuan që asnjë fshat i Kosovës të mos mbetet pa panoramën e autostradave. Por kujdes , vetëm panoramën e autostradëssë panevojshme! Asgjë nuk është e pamundur , thotë akademiku Zylojan, gjithcka shndërrohet. Edhe Kosova shndërrohet në pronë të tyre, vetëm se duhet të kesh akademik. Zgjohu Dritëro Agolli dhe shih se sa Zylo jemi bërë !!!