Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndoshta është partia që ka punuar më së shumti me veten gjatë 3 viteve të fundit. Sidomos zhvillimi i programit politik dhe ekonomik, komunikimi, riorganizimi i degëve ka qenë e theksuar. Rrjedhimisht, mundemi me thënë që është partia që më së shumti ka përfituar apo poentuar kohë e fundit. Kjo nuk do të thotë që përkthehet menjeherë në vota.
Menaxheri dhe kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është një person dhe profesionist i jashtëzakonshëm. Ai ka një eksperiencë të pasur profesionale dhe është i edukuar shumë mirë. Gjithashtu i ka disa vite eksperiencë në qeverisje. Puna dhe angazhimi që ai ka bërë prejse është bërë kryetar do të lë trashëgimi të vlefshme për dekada ndoshta.
Gjithashtu, mënyra si ai ka ndërtuar karrierën në LDK është unike. Sikurse nuk iu fal pozita, e mori vetë dhe e zhvilloi partinë me qasje unike. Kjo nënkupton që ka shumë pozitive dhe investime të mira që LDK-ja do përfitojë nga to në të ardhmen. Ky menaxhim ka sjellë një shkëlqim mbi LDK-më dhe do vazhdojë të jetë një bazë e mirë për atë që do të pasojë vitet e ardhshme.
Por sigurit, askush nuk është perfekt dhe ti asnjëherë nuk mundesh për një kohë të caktuar t’i arrish të gjitha. Ndoshta ajo në çka më së shumti LDK-ja duhet të koncentrohet dhe të mësojë gjatë periudhës së ardhshme është rëndësia e aleancave politike dhe partneritetet.
Strategjia e aleancave dhe partneriteteve të LDK-së le shumë për të dëshiruar si po menaxhohet aktualisht. Kjo për shkak se një punë shumë e madhe që solli shkëlqimin e LDK-së u mohua nga një mungesë e taktizimit të duhur me partneritete dhe aleanca. Mësimi kryesor mbase është se: është shumë me rëndësi me pasë programe, dukje, PR të mirë por aleancat politike jane gjithashtu shumë të rëndësishme.
LDK e refuzoi bashkëpunimin me partnerët opozitarë. “Jemi të veçantë ne”; “Mos na bëni një… nuk jemi”. Kjo edhe ka sens, por nuk është dobishme, për shkak se ti mundesh me u vetë-izoluar. E në momentim më kritik kur e gjithë puna mund të kurorëzohej, LDK e thelloi izolimin duhet avancuar ‘luftën’ edhe me pushetetin i cili ende vazhdon të jetë forcë dominante.
Kjo e izoloi partinë dhe e solli nga një pozitë kryesore për partneritete në periferi të ngjarjeve. Kur u testua nënkryetari i partisë me pyetjen “kush janë partnerët tuaj, si mendoni me bë qeverinë” u përmendën disa parti fantome sikurse PSHDK, e cila më duket që as që e dijmë që ekzistojnë. Një realitet që nuk nuk ekziton për shkak se qendra e aleancave aktualisht sillet rreth VV dhe PDK.
Aktualisht janë vetëm dy rrugë: (a) Nëse dëshiron me bashkëpunu me opozitën duhet të bashkëpunosh me PDK-në; (b) Nëse dëshiron me bashkëpunu me pushtetin, duhet me VV-në. LDK u tregua shumë rigjide dhe e pazonja të ndërtojë aleanca apo të zgjedhë aleanca.
Ky nuk është fundi i botës për shkak se ajo investimin nga puna e ka aty, nuk ka ikur. Por një momentum afatshkurtër që lidhjet me zgjedhjet e menjëhershme po i ikën para syve. Kjo i ka të mira dhe të këqijat. E keqja është se ti po vet-izolohesh dhe po e përjashton veten nga opsioni i qeverisjes në afat të shkurtër.
Por ka një të mirë të madhe kur LDK do të bëhesh potencialisht partia kryesore opozitare gjatë mandatit të ardhshëm dhe do të forcohet e konsolidohet aq shumë saqë jo vetëm që do t’i fitoj zgjedhjet e vitit 2028 por edhe mund të qeverisë së paku 8 vite.
Kjo është loja e LDK-së dhe rezultatet që taktimizi aktual politik mund të sjellë. Një gjigant në programe, komunikim dhe menaxhim të degëve… por një xhuxh dhe shumë rigjid dhe jo-fleksibil në themelim të aleancave politike. Në parim, LDK nuk ka humbur dhe nuk do të humbë asgjë. Vetëm koha e saj po vonohet për një kthim edhe më të konsoliduar dhe të fuqishëm në të ardhmën.