Shkelzen Gashi mund të akuzojë edhe shtetin dhe ushtrinë më të fuqishme në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si nuk mund e ndalën 9/11, pra vrasjen dhe masakrimin e mbi 3000 amerikanëve dhe shembjen e Kullave Binjake, simbolin amerikan. Natyrisht nëse e përdorë padijeninë e tij për luftëra dhe konflikte ndërnjerëzore.
Gashi nuk ka as dijeni dhe as logjikë, prandaj bën pyetje qesharake për UÇK-në. Gashi nuk ia ka haberin luftës, prandaj komentet e tij janë absurde dhe naive.
Shkëlzen, për 9/11 apo masakrat në Kosovë, nuk janë përgjegjëse paaftësia e Amerikës apo UÇK-së të mbrohen, por djallëzia dhe kriminaliteti i sulmuesve. Kur një palë sulmon dhe nuk merr parasysh asnjë rregull të luftës asnjë ushtri nuk mund mbron çdo qytetar. As nëse je superfuqi si Amerika.
Shkelzen, UÇK ka bërë luftë të paparë dhe heroike. Nuk po ta them unë. Po t’i them fjalët e Komandantit të NATO-s Wesley Clark. Serbia i ka bërë masakrat. Ti duhet shtruar pyetjet serbëve, jo UÇK-së. Izraeli me armatën më të fuqishme në Lindje të Mesme nuk mund ndaloi Hamasin t’i hynte në territor dhe të masakronte 1500 civilë.
Dhe krejt në fund Shkelzen Gashi— as Amerika nuk është çliruar vetë. George Washingtonin e kanë mbeshtetur Franca, Spanja, Gjermania dhe bile edhe nativët. Shkëlzen, të duhet lexim dhe njohje të luftërave në histori dhe botë dhe të duhet heqje e urrejtjes nga zemra ta kuptosh luftën e madhe dhe të suksese të popullit shqiptar në Kosovë.
Fakti që ka kohë që shet broçkulla të serta nëpër studio dhe paguhesh për to nuk është vetëm faji yt. Është edhe faji i atyre që të japin mikrofonin t’i përsërisish ato dhe që njerëzit që dinë heshtin. Ti nuk je debatues. Ti je Monday-Morning Quarterback i frustruar dhe këtë nuk e di pse.