Shkëlzen Gashi, ish-aktivist i Vetëvendosjes, është tallur me mundësinë e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me mbështetësin më të madh ndërkombëtar të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.
Gashi ka ironizuar me mundësinë e braktisjes së Kosovës nga SHBA-të, duke krahasuar SHBA-të me me Hitlerin e Musolinin, shkruan Metro.
“Kuku, mos po na braktisë Perandoria Osmane… Kjo bre Perandoria Austro-Hungareze… Në fakt, Gjermania e Dajës Hetë (Hitlerit), jo, Italia e dajës Musë (Musolinit)… Jo bre, deshta me thanë mos po na braktisë Amerika, Amerika, se s’m’u kujtojke“, ka shkruar Gashi, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.
Kryeministri Kurti është duke u ballafaquar me presion të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të administratës së presidentit amerikan Trump për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinë.