Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Prishtinës

Prishtinë | 28 Mar 2025 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetar i ri i Prishtinës është emëruar anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, bëri të ditur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Deri tani nënkryetarë të komunës kanë qenë Alban Zogaj dhe Jehona Lushaku-Sadriu, të cilët dhanë dorëheqje pasi u zgjodhën deputetë të Kuvendi të Kosovës.

“Shkëmbin, unë e Përparimi, e uruam për marrjen e përgjegjësisë së re, të nënkryetarit të Kryeqytetit. Ai, përgjatë katër viteve të shkuara, sikurse gjatë gjithë jetës së tij profesionale, ka shërbyer me plot dinjitet e me plot përgjegjësi në komunë”, shkroi Abdixhiku.

Të ngjashme