Shkëmb Manaj: Vrellën s’ka kush e ndal! – Përkushtimi dhe energjia e LDK-së për të ardhmen e Istogut dhe Kosovës

| 03 Shk 2025 | 13:24 | Nga

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shkëmb Manaj, ka theksuar rëndësinë e Vrellës dhe të lidhjes së saj të ngushtë me historinë dhe vizionin e partisë, raporton Ekonomia Online.

Në një tubim të organizuar në këtë fshat të Istogut, ai shpreh bindjen se Vrella është më shumë se një vend – është një simbol i forcës, frymëzimit dhe qëndresës.

“Vrellën ska kush e ndal! Vrella është LDK dhe LDK është Vrellë! Sonte në Vrellë – aty ku filloi historia jonë, aty ku u vunë themelet e para të LDK-së në Istog. Vrella është shumë më tepër se histori, ajo është frymëzim, forcë dhe vazhdimësi. Ky bastion i pathyeshëm ka qenë frymëzim për liri, demokraci dhe pavarësi. Me themelet e vizionit rugovian, qëndresën e themeltarëve dhe energjinë e të rinjve, ne vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë”, ka shkruar ai.

Ai përgëzoi Nëndegën e Vrellës për organizimin e këtij aktiviteti madhështor.

“Me ju, për ju – për Vrellën, për Istogun dhe Kosovën që e ëndërrojmë! Përgëzime Nëndegës së Vrellës për këtë organizim madhështorë!”, tha Manaj.

Të ngjashme