Shkenca gjen “ilaçin” e pavdekshmërisë?

Prishtinë | 30 Maj 2025 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Në një spital në Berlin janë investuar miliona euro për ngrirjen e trupave të njerëzve, me shpresën se do të ringjallen, kur teknologjia të përparojë.

Ermand Mërtenika, Entela Hidri dhe Pranvera Xhafa folën mbi zhvillimet e fundit në fushën e krionikës – teknologjia që po synon ngrirjen e trupave për t’i ringjallur në të ardhmen.

Xhafa tha se si lajm ky është interesant, megjithëse sipas saj, si procedurë kjo ka ekzistuar edhe më herët.

“Është një lajm interesant për kohën e tanishme, por si procedurë, si diçka ka ekzistuar edhe më herët, edhe pse nuk janë bërë publike. Nuk ka shumë shanse të vërteta në të që të ndodhi që trupi të ketë po të njëjtat parametra nëse zgjohet në një kohë tjetër. Është e pamundur që trupi t’i ruaj funksionet”,tha Xhafa në emisionin “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, Entela Hidri tha se është e rëndësishme që kjo metodë është vetëm në fazën e eksperimentit.

“E para dhe më e rëndësishmja, këto metoda janë në fazën e eksperimentit. Nuk është vërtetuar shkencëtarisht nëse kjo lloj metode do të jetë rezultative në afat të gjatë”, tha Hidri.

Ajo shtoi se këtë metodë më shumë ka gjasa ta përdorin njerëzit e pasur.

Sakaq, Ermand Mërtenika tha se shkenca po kërkon ‘ilaçin’ e pavdekshmërisë, por që sipas tij, kjo është e pamundur.

“Shkenca realisht po mundohet të kërkojë të gjejë problematika të ndryshme, për shembull si të bëhemi të pavdekshëm. Shkenca po kërkon të thyej rregullat e fizikës, por që mendoj se është e pamundur”, tha Mërtenika.

Të ngjashme