Shumica e vëllezërve e motrave e ndajnë një lidhje urrejtje e dashurie, të paktën gjatë viteve kur janë duke u rritur.
Në fakt, ka shumë mundësi që një lidhje të tillë me urrejtje e dashuri njëkohësisht ta keni edhe kur të rriteni.
Por, në fund të ditës, ju e keni përkrahjen e njëri-tjetrin dhe nuk ka kush ju ndan.
Për çdo vëlla që ka fatin ta ketë një motër por refuzon ta pranojë apo ta besojë këtë fakt – tani edhe shkenca e ka dëshmuar se të pasurit motër ju bën person më të mirë.
Sipas një raporti në ‘Huffington Post’, motrat ju ndihmojnë të bëheni person më i mirë duke ju mësuar mëshirën, duke jua përmirësuar aftësitë ndërpersonale dhe ato të komunikimit, etj.
Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Family Psychology’ tregon se motrat mund t’jua përmirësojnë dukshëm shëndetin mendor dhe t’jua rrisin vetëbesimin.
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se vëllezërit që rriten me motra dinë të komunikojnë më mirë me femra tjera sesa ata që kanë qenë fëmija i vetëm ose kanë pasur vetëm vëllezër.
Mbi të gjitha, motrat ju mësojnë të bëheni të pavarur, ambiciozë dhe ta keni një balancim në jetë.