Shkencëtarët do të klonojnë specien e zhdukur 42 mijë vjet më parë

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët janë ‘të sigurt për suksesin’ e nxjerrjes  së qelizave nga mbetjet e një mëzi.  “Trupi i mëzit të ngordhur vetëm dy javë pas lindjes, u ruajt në gjendje të përsosur në Siberi për 42,170 vjet”, thonë ekspertët.

Pas disa muajsh pune intensive mbi kalin e ngrirë, një ekip i përbashkët hulumtues ruso-jugor ka rritur shpresat në marrjen e qelizave të nevojshme, për të klonuar racën e zhdukur rreth 4.000 vjet më parë. “Hulumtuesit janë të sigurt për suksesin e projektit,” tha një burim në Universitetin Federal të Lindjes së Veriut në Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë, transmeton tch.

Përpjekjet do të vazhdojnë deri në fund të prillit të këtij viti. Këto janë fotografitë e para që tregojnë punën pioniere për nxjerrjen e qelizave në përpjekjen për klonimin e kalit me qime të gjata. Puna është aq e përparuar saqë ekipi po zgjedh një nënë për rolin historik të lindjes së kalit të lashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme