Shkencëtarët flasin për origjinën e coronavirusit: “Teoritë e komplotit nuk bëjnë asgjë, por krijojnë frikë”

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët në të gjithë botën po përjashtojnë mundësinë për teoritë e komplotit se coronavirus e ka origjinën e tij jo te kafshët, por në një laborator kinez, sipas një deklarate të botuar sot në revistën mjekësore The Lancet. 

“Ne jemi së bashku për të dënuar me forcë teoritë e komplotit duke sugjeruar që COVID-19 nuk ka një origjinë natyrore”, shkruan 27 autorët, duke përmendur studime nga shkencëtarë në shumë vende që kanë analizuar përbërjen gjenetike të virusit

Këto studime “përfundojnë në mënyrë dërrmuese se ky coronavirus ka origjinën te kafshët e egra, ashtu si edhe shumë patogjenë të tjerë në zhvillim”.

“Teoritë e konspiracionit nuk bëjnë asgjë tjetër përveç krijimit të frikës, thashethemeve dhe paragjykimeve që rrezikojnë bashkëpunimin tonë global në luftën kundër këtij virusi”, shkruajnë shkencëtarët në një deklaratë.

CNN citoi më parë deklaratat e senatorit Tom Cotton nga Arkansas këtë javë në Fox News duke thënë se “ky virus nuk ka origjinën në tregun e kafshëve në Wuhan”, duke nënkuptuar se ai mund të ketë filluar në një laborator jo shumë larg nga vendi se ku shpërtheu.

“Ne nuk kemi prova që kjo sëmundje ka origjinën atje … por të paktën duhet të bëjmë pyetjen ku”, tha Cotton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme