Teoricienët konspiracionist besojnë se mund të kenë gjetur qytetin e lashtë, të njohur si Atlantis, jashtë brigjeve të Kalifornisë së SHBA-ve.
Konspiracionisti me kanalin “MrMBB333” në Youtube, ishte duke bërë një kërkim në Google Earth kur ai zbuloi një zonë të çuditshme në nën det, rreth 2 kilometra e gjysmë nga bregu i Long Beach në Los Anxhelos, transmeton lajmi.net.
Duke ndarë zbulimin me ndjekësit e tij, ai tregon se çfarë beson se është “muri perimetral”, i cili është edhe një portë hyrëse për banorët e rajonit.
Konspiracionisti vë në pah se si murët perimetral ishin një mburojë e zakonshme e qyteteve në të kaluarën, përfshirë edhe Perandoria Romake 275 vjet para erës sonë.
Qyteti i presupozuar në Google Earth u zbulua të ishte 1.6 kilometra dhe 800 metra i gjerë.