Shkencëtarët: Korriku, muaji më i nxehtë i planetit në 120,000 vjet

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat e regjistruara gjatë muajit korrik kanë shënuar një rekord të ri sa i përket nivelit të nxehtësisë për të paktën në 120 mijë vitet e fundit.

Shkencëtarët janë të alarmuar për rritjen e menjëhershme të temperaturave, dhe për ata që na pret në vitet në vijim.

Nxehtësia në korrik ka qenë aq ekstreme sa që është “praktikisht e sigurt” se ky muaj do të thyejë rekorde “me një diferencë të konsiderueshme”, sipas një raporti të botuar të enjten nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian Copernicus dhe Organizatës Botërore Meteorologjike.

Të ngjashme