Shkencëtarët e kanë krijuar bimën e parë në botë që prodhon qumësht gjiri.
Esenca prapa këtyre bimëve të inxhinieruara është të prodhojnë një vaj i cili është i njëjtë me strukturën kimike sikurse yndyra e qumështit e njeriut – komponenti kryesor i qumështit të gjirit, transmeton Telegrafi.
Ky zbulim mund të nënkuptojë gjëra premtuese për të ardhmen e ushqyerjes me shishe – me potencialin që ta bëjë një kopje me kosto efektive të qumështit të njeriut për bebet.
Molekula e yndyrës së qumështit natyral të njeriut, triacilgliceroli, iu ndihmon bebeve t’i tretin vlerat ushqyese.
Prandaj, replikimi i kësaj molekule nga një bimë mund të jetë zbulim shumë i madh dhe i mirë për gratë të cilat nuk mund të ushqejnë me gji.
Sipas hulumtuesve, pak formula të bebeve përmbajnë diçka sikurse kjo molekulë, prandaj mund t’iu shtohet atyre në mënyrë që bebet ta absorbojnë formulën e qumështit më mirë.
Vlen të ceket se ky projekt inovativ është kryer nga “Rothamstead Research” në Hertfordshire.