Shkencëtar i njohur britanik ka sugjeruar se shumë shpejt, njerëzit mund të jenë në gjendje që të manipulojnë me kujtesën.
Kjo mund të duket si diçka nga filmi “Total Recall”, por sipas profesorit Tim Bliss, shumë shpejt do të bëhet e mundur që të shtohen, apo largohen kujtimet, ashtu sikur ruajmë dhe fshijmë të dhënat nga kompjuteri.
“Mendoj se kujtesa është njëri prej tipareve të mendjes që e kuptojmë në tërësi. Këtë nuk do ta thosha rreth tipareve të tjera të mendjes, sikur që është vetëdija”, u shpreh profesori.
Një teknologji e tillë mund të bëhet çështje e parimeve a dëshironi të keni kujtime nga takimi me dikë, apo kujtime se keni bërë diçka, çka në fakt nuk keni bërë kurrë? Largimi i kujtimeve të këqija mund të tregohet efikas për trajtimin e shumë sëmundjeve psikike.