Shkëndija e kërkon playoff-in përballë Sllovan Bratisllavës

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Një sfidë goxha të rëndësishme sot do ta ketë edhe Shkëndija.

Skuadra kampione nga Tetova, do të ketë punë me Sllovan Bratisllavën.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në Shkup në stadiumin “Todor Proeski Arena”.

Djemtë e udhëhequr nga Jeton Beqiri, do të synojnë fitore për të mbajë gjallë endrrën evropiane përmes playoff-it.

Shkëndija aktualisht në renditjen e Conference League renditet e 25-ta dhe pas katër ndeshjeve i ka grumbulluar katër pikë, një fitore dhe një barazim, me një goldallim prej -2.

Fitorja eventuale do t’i fuste tetovarët në mesin e skuadrave që do të garonin në playoff.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të nxjerrin ndonjë rezultat pozitiv nga kjo lojë.

Sonte do të luajë po ashtu edhe kampionia e Kosovës në futboll, Drita.

Në “Fadil Vokrri”, në po të njëjtin termin do të përballet me skuadrën e madhe holandeze, AZ Alkmaar

Të ngjashme