Ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, është mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Play Off-it të Ligës së Evropës ndaj Gentit.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh përmes një goli mjaft të bukur të Besar Halimit, por vendasit barazuan gjithçka me Tomas Maten.
Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me një barazim, ishte Koulibali që i dha Gentit golin e dytë dhe atë të fitores. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup dhe do të jetë vendimtare për fatin e dy ekipeve.