Shkëndija kërkon këtë sezon titullin e kampionit dhe për këtë arsye përgatitja e adekuate e skuadrës është e rëndësisë kruciale.
Për këtë arsye stafi teknik ka përgatitur planprogramin për fazën përgatitore e cila nis të mërkurën (3 janar) me grumbullimin e parë të planifikuar në orën 13:00.
Ditët e para si zakonisht do të kryhen matjet dhe ekzaminimet mjekësore, ndërsa dy fazat tjera do të realizohen në Ohër dhe Antalia të Turqisë.