Shkëndija ka angazhuar tre futbollistë nga Argjentina, duke përforcuar skuadrën në të gjitha repartet.
Mbrojtësi Parrino u zyrtarizua prej më parë, ndërsa kanë firmosur edhe bashkëkombasit e tij Menendez që luan si mbrojtësi i majtë dhe qendërsulmuesi Haberkorn. Paralel me ta, drejtuesit e klubit kanë firmosur kontrata profesionale edhe me talentet e shkollës së futbollit Arbin Zejnullain dhe Shefit Shefitin, paraprakisht edhe me Enis Fazllagiq.
“Jam shumë i gëzuar që kam ardhur këtu. Jam njoftuar me bashkëlojtarët, kam impresione shumë të mira fillestare, është një ekip që do të luftojë kampionatin. Presim të jemi nivel të pritjeve dhe të japim imazh të mirë në klub. Kështu që jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Elian Parrino.
“Në të vërtetë jam shumë i gëzuar për këtë eksperiencë dhe këtë mundësi që më kanë dhënë. Bashkë me shokët që kemi arrdhur nga Argjentina do të mundohemi të arrijmë diçka të rëndësishme, kemi vullnet për këtë. Falemenderime klubit dhe gjithëve që na kanë pranuar shumë mirë. Presim të realizojmë atë që dëshiron klubi”, deklaroi në prezantim Gonzalo Menendez.
“Mirë, në të vërtetë kishim pritje shumë të bukur në klub, skuadër e madhe në këtë vend. E thanë shokët kemi ardhur të lëmë një imazh të mirë dhe të mundohemi të luajmë maksimumin e ndeshjeve dhe të mundohem të bëj gola, atë për të cilën kam ardhur këtu. Mezi pres të luaj dhe të mundohem të bëj sa më shumë gola që do të mundem”, premtoi sulmuesi i ri i Shkëndijës, Federico Haberkorn.