Shkëndija e Tetovës ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Skuadra shqiptare nga Tetova, ka mposhtur 3:1 skuadrën e njohur nga Finlanda, HJK, në ndeshjen e zhvilluar në Strumic në stadiumin ‘Mladost’.
Finlandezët kaluan të parët në epërsi kur shënuan në minutën e 35-të nëpërmjet Jallow.
Kjo ishte e gjitha që bën mysafirët, pasi në vazhdim ishte Shkëndija që mori lojën në kontroll, për të shënuar tre gola.
Ishte Besart Ibrahimi që shënoi tre gola, dy nga penalltia, për t’i dhënë fitoren skuadrës nga Tetova.