Për shkak të frikës së përhapjes së virusit Coronavirusit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të dënimit për 23 persona të dënuar.
Kjo kërkesë sipas Florent Gashit, zyrtar për Informim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, erdhi duke parë gjendjen e tyre shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Ministrinë e Drejtësisë ka bërë propozimin e pezullimit të vendimit të dënimit për 23 persona të dënuar të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha ai.
Megjithatë, deri më tani katër kërkesa veçse janë refuzuar me arsyetimin se ShKK-ja mund të jap trajtimin e mjaftueshëm shëndetësor për të burgosurit.
“Katër prej tyre janë refuzuar dhe ne jemi në pritje të vendimit për pjesën tjetër. Sipas Gjykatës kompetente këto kërkesa janë refuzuar sepse sipas tyre Shërbimi Korrektues i Kosovës mund t’iu jap tretmanin e mjaftueshëm shëndetësor”, theksoi Gashi.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të burgosur që është infektuar me Coronavirus.
Ndërkohë, për shkak të masave parandaluese rreth Coronavirusit, Shërbimi Korrektues i Kosovës, që nga data 12 i këtij muaji ka ndaluar të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit deri më 27 mars.
Masat e tjera të ndërmarra nga ShKK:
Deri më tani në Kosovë, 16 persona të testuar, kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.