Zëvendësuesi Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.
Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së SHKK-së nga misioni i OSBE-së, Anderson shprehu gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK- së, z. Selmani, falënderoi, z. Anderson për përkrahjen që misioni i OSBE-së, në vazhdimësi i ka dhënë SHKK-së, e që po vazhdon t`i jap në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale.