Shkodra: Kurti ka synim rrënimin e shtetit

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kushtrim Shkodra, ish-këshilltar në Ministri të Shëndetësisë, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se synimet e Kurtit janë rrënimi i shtetit.

Mes tjerash Shkodra, tha se në këtë kohë krize kemi nevojë për bashkëpunim me njëri tjetrin për ta luftuar këtë pandemi.

Ai ka thënë se populli nuk e duron tiraninë, as diktaturën.


Njoftimi i plotë:

Ndalu Albin!

Në krizën më të madhe që kemi pasur që nga lufta, kryeministri i shkarkuar dhe Vetëvendosje i kanë vënë synim vetes që të rrënojnë shtetin.

Kryeministri i shkarkuar duhet të dijë diçka. Ky vend nuk e duron tiraninë. As diktaturën. E aq më pak ata që nuk e njohin dhe respektojnë Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht, edhe do të marrë përgjigjen e merituar.

Albin Kurti nuk e ka harruar gjakun. E kërkonte dhe e arriti para pavarsisë, atë e nxiti në Kuvend për kohë te gjatë pas pavarsisë dhe tani Kryeministri i shkarkuar, arkivolet dhe gjakun po e kërkon përmes Haki Abazit dhe sejmenëve të tijë, nga Tirana dhe Mitrovica.

Ndalu Albin!

Të ngjashme