Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planine Veprimit 2018-2022. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve tëBrendshme, z. Selami Shkodra.
Të gjithëakterët u njoftuanme strategjinëe re, e cila është miratuar në Qeverinë e Kosovës. Strategjia për periudhën 2018-2022 është vazhdimësi e strategjisë paraprake dhe në të janë të përfshirë aktivitete që do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar.
Fillimisht zëvendësministriShkodra prezantoi para autoritetit Strategjinë Shtetërore dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022. Ai kërkoi angazhim të gjithëakterëve në mënyrë që tëimplementohen aktivitet e parapa në këtë strategji.
“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që po bën Policia e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, kërkojë angazhim shtesë duke marrë për bazë rastet e fundit të shtimit të veprave penale. Kam besim të plotë se Policia e Kosovës është e aftë dhe do të menaxhojë edhe me këto raste me sukses ”, theksoi zëvendësministri Shkodra.