Shkoi për pushime, humb jetën një kosovar në Antalia

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Gjevdet Brahaj kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi.

Një turist kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det.

Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj, 53 vjeç i është bashkuar një turneu me jaht në det.

Pak kohë më vonë, është vërejtur se Brahaj kishte mbetur i  palëvizshëm në det të hapur.

Turisti kosovar ndërroi jetë teksa po transportohej për në urgjencë, raporton AA.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq trupi i pajetë i 53-vjeçarit do të sillet në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme