Edon Murtezi nga komuna e Lipjanit kishte shkuar si 12-vjeçar në Gjermani. Ai bashkë me familjen e tij, u detyruan ta lënë Kosovën, për shkak të luftës që po zhvillohej aso kohë.
Ndonëse, ka shkuar si 12-vjeçar, Murtezi rrëfen se ëndrra e tij është që një ditë të kthehet bashkë me familjen e tij për të jetuar dhe punuar në Kosovë.
I riu nga Lipjani është shndërruar në një storie suksesi, pasi ka përfunduar me sukses shkollimin dhe tani ka udhëheq një kompani në fushën e sigurimeve në Republikën e Bayernit.
Ai tregon për IndeksOnline se shumicën e klienteles i ka gjermane.
“Me vendlindjen jam shumë i lidhur, me pas mundësi sot kthehem, sepse askund nuk ka vend më të mirë së Kosova. Një ditë jam i sigurt se do të kthehem bashkë me familjen time dhe në këtë formë do t’i kontribuoj vendit me përvojën time”, ka rrëfyer Murtezi.