Tre persona janë arrestuar në Gjakovë, dje pasi dy prej tyre e kishin sulmuar fizikisht një vajzë e cila punonte në lokalin e tyre, që kishte kushtuar t’u barazuar me pagën.
Më pas, vëllai i vajzës në shenjë revolte për të motrën i ka kanosur të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni.
Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv