Shkoi te shtëpia e shokut, për seks me nënën e tij

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 09:26 | Nga

Rubrika Deidre është në kuadër të The Sun, rubrikë në të cilën njerëzit i shpërndajnë përvojat e problemet e tyre dhe kërkojnë këshilla nga stafi i Deidres.

Një djalosh, rrëfen se si shkon në shtëpinë e shokut të tij vetëm për të bërë seks me nënën e tij, dhe për këtë kërkon këshillë nga stafi i Deidre se çfarë duhet të bëjë.

Lexojeni më poshtë tregimin e plotë.

“Të nderuar Deidre,

Unë kam bërë seks me nënën e shokut tim pas një ndeshjeje ragbi. Jam ndjerë sikurse jam mbi gjithë botën dhe që nga atëherë kemi filluar të shihemi çdo ditë.

Unë jam 24-vjeçar, ndërsa nëna e shokut tim është 41-vjeçare. Shoku im më kishte njoftuar me nënën e tij pas lojës.

Ishte një joshje e menjëhershme. Ajo duket e mahnitshme për moshën e saj dhe ishte shumë e lehtë për të folur me të. Ajo e ka trupin shumë seksi dhe një buzëqeshje të lezetshme. Kur shoku im kishte shkuar në shtëpi, nëna e tij kishte thënë se duhet të shkoj të blej disa gjëra në dyqan.

Unë mendova se aty do të ishte mundësia më e mirë për ta pyetur atë nëse dëshiron të vijë në shtëpinë time për të pirë kafe para se të shkoj në dyqan, dhe ajo kishte pranuar.

Banesa ime ishte pak e çrregulluar dhe kisha filluar ta rregulloj. Ajo kishte filluar të më ndihmoj – por kur jam kthyer në dhomën e ndenjës ajo kishte qenë duke i hequr të brendshmet e saj…

Unë kisha humbur komplet. Ajo kishte buzëqeshur dhe kishte filluar të ecë drejtë meje.

Kishim filluar të puthemi dhe kishte qenë seksi më i mahnitshëm ndonjëherë. Më kishte pëlqyer tej mase. Tani takohemi aq shpesh sa mundemi. Por, problemi është se ajo është e martuar dhe i ka edhe dy fëmijë tjerë. Unë shkoj aty me arsyetimin se po e vizitoj shokun tim.

As ai, e as pjesa tjetër e familjes nuk ia kanë idenë se ne bëjmë seks. Veç kësaj, situata është disi shumë e tensionuar kur jemi të gjithë në të njëjtën dhomë. Ne puthemi fshehtazi në kuzhinë.

Unë dua të vazhdoj ta shoh atë, por nuk e di nëse do të funksionoj”.

Këtu e kishte përfunduar djaloshi 24 vjeçar historinë, duke kërkuar këshillë nga Deidre se si t’ia bëjë.

Për këtë, Deidre e ka një përgjigje shumë të thjeshtë:

“Duhet të ndaloni.

Ju nuk jeni duke e menduar këtë me të vërtetë. Vetëm mendoni se si do të bëhet kur shoku dhe familja e tij e zbulojnë se çfarë keni qenë duke bërë ju dy.

Kjo mundet t’ia përfundoj asaj martesën dhe ta lë me probleme emocionale, veç kësaj, edhe shoku juaj do të fillojë t’ju urrejë.

Thuaj asaj që afera juaj duhet të ndalojë dhe tentoni që ta shmangni atë sa më shumë që është e mundur”, shkruan Deidre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme