Në Sfidën e Kodimit, e dyta me rradhë në nivel vendi për vitin 2019, me pajisjen micro:bit doli fituese ekipi i shkollës “Bajram Curri” nga Petrova e Shtimes. Kjo Sfidë u organizua në kuadër të programit ‘’Shkollat e Shekullit 21’’ të cilin në Kosovë e implementon British Council në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, të cilin e financon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë Sfidë ishin të ftuara të marrin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit. Pas vlerësimit të 38 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 18 projektet më të mira për tu prezantuar në Sfidën e Kodimit në Prishtinë. Tema e Sfidës ishte t’i përgjigjej qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i British Council për Kosovë, Angus Bjarnason tha me këtë rast: “Unë jam i impresionuar nga krijimtaria, puna ekipore dhe entuziazmi i nxënësve të cilët i demnostruan këto përmes projekteve të tyre, duke qenë se këto janë vlerat e profesioneve të së ardhmes. Është e mrekullueshme të shihet ndikimi pozitiv që ka pasur programi në shkollat e Kosovës”.
Nxënësit Albion Mujota dhe Veton Salihu, realizuan projektin fitues me emër ’’Water:bit’’. Qëllimi i projektit të tyre ishte vetëdijësimi i qytetarëve për ndotjen e lumenjve dhe të ndihmojnë pakësimin e shkaqjeve të ndotjes. Vendin e dytë e fitoja shkolla ’’Hasan Prishtina’’ nga Prishtina, ndërsa vendin e tretë e fitoi ekipi i shkollës fillore ’’Emin Duraku’’ nga Shtime.
Në këtë ngjarje ishin prezent Ministri në detyrë, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Ambasadori i Britanisë në Kosovë Nicholas Abbott, si dhe përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit.
Ministri në detyrë, Shyqiri Bytyqi tha: ’’Sot, kur pash punën e mrekullueshme që nxënësit kanë bërë në kuadër të “Sfidës së Kodimit” për të zgjidhur probleme të jetës së përditshme – duke vënë në përdorim shkathtësitë e tyra digjitale – ndihem i gëzuar pasi vlerësoj që
trajnimet e ciklit të parë trajnues më mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave kanë dhënë rezultate të mira. MASHT konisderon programin ’’Shkollat e Shekullit 21” të British Council, si njërin ndër investimet më të rëndësishme në arsimin fillor të mesëm të ulët. Të sigurt drejt sfidave të së ardhmes, sepse jemi bashkë me miqtë e mëdhenjë siç është Mbretëria e Bashkuar. Ju faleminderit British Council.”
Me këtë rast, Ambasadori theksoi: ’’Shkollat e shekullit 21 është një program shumë i rëndësishëm, sepse ne së bashku po punojmë për të krijuar një ambient ku nxënësit përfshihen më shumë në procesin e mësimdhënies, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive të tyre në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Ne po punojmë së bashku sepse keto janë shkathtësi që nxënësit duhet të kenë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Kosovë.’’
Dy vendet e para të Sfidës së Kodimit në nivel të vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Sfidën rajonale e cila do të mbahet si pjesë e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor në prill 2020 në Tiranë. Ju rikujtojmë që në Sfiden Rajonale të mbajtur në maj të këtij viti në Beograd, shkolla ‘’Faik Konica’’ nga Prishtina fitoi vendin e dytë.