Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT shpall konkurs për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2023/2024

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për Shkollimin e Mesëm të Lartë në Gjimnazin UBT dhe Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë, për vitin e ri shkollor 2023/2024, në drejtimet:

  • Gjimnazi Natyror;
  • Gjimnazi Gjuhësor;
  • Asistent Dentar;
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Farmacisë, si dhe
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Konkursi është i hapur deri më datë 31 gusht 2023 dhe të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët  e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.

Për të bërë aplikimin, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:

  • Dëftesat e shkollës së mesme të ulët – origjinale;
  • Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;
  • Fletëregjistrimi.

Aplikimi mund të bëhet online përmes uebsajteve zyrtare te shkollave të mesme: gjimnazi.ubt-uni.net dhe shm.ubt-uni.net, ose edhe duke na vizituar në ambientet e shkollave në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, afër rrethit të QMI.

Të ngjashme