Reagon shkolla “Elena Gjika”, s’është hequr portreti i Skënderbeut

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 18:40 | Nga

Drejtori i shkollës fillore Elena Gjika, Osman Vitija ka sqaruar publikisht se portreti i heroit Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk është hequr nga muret e klasave dhe rikthimi në muret e klasave të orëve me flamur turk do të shqyrtohet në këshillin drejtues të shkollës.

Ja reagimi i plotë i shkollës Elena Gjika:

Te nderuar,

Shkolla Fillore “Elena Gjika” ne Prishtine, reagon ndaj disa shkrimeve ne portale dhe media sociale, se gjoja portreti i Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, eshte hequr nga muret e klasave.

Nje gje e tille nuk eshte e vertete! Portreti i Skenderbeut eshte po aty ku ka qene, neper te gjitha klaset.

Heqja e portretit te Heroit Kombetar do te ishte e papranueshme per shkollen tone, nga kush do qofte!

Ne shkolle kane nisur dhe ende jane duke vazhduar punimet renovuese nga Komuna e Prishtines dhe organizata turke TIKA. Kjo organizate, si shenje te punimeve te saj, ka vendosur disa ore muri vetem ne kater klaset ku mesohet ne gjuhen turke.

Ky veprim ende nuk ka kaluar neper shqyrtimin e Bordit te Shkolles, pasi punimet ende nuk kane mbaruar.

Media te nderuara, Ju lutemi ta botoni kete sqarim, pasi raportimet e pa verifikuara e demtojne imazhin e njeres prej shkollave me te mira ne kryeqytet, e cila poashtu me krenari mban jo vetem portretin e Skenderbeut, por edhe emrin e intelektuales se shquar Elena Gjika, si dhe historine dhe trashegimine qe perfaqeson objekti i shkolles si monument kulture e ruajme me kujdes te veçante.

Faleminderit, Drejtori, Osman Vitija

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme