Në institucionet arsimore ka nisur greva dy orësh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars, raporton Ekonomia Online.
Greva dy orëshe po mbahet në çerdhet publike, shkollat dhe në universitetet publike.
Pavarësisht se u tha që sot i gjithë sistemi arsimor në nivel vendi do t’i hyjë grevës dy orëshe, disa nuk i janë bashkuar thirrjes për grevë.
Grevë nuk është mabjtur në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Drejtori i shkollës “Fail Konica”, Bislim Blakaj, nuk është prononcuar për medie.
Ai mbrapa kamerës tha që nuk është pro grevës sepse kështu edhe dëmtohet procesi mësimor dhe meqenëse është fundi i semestrit ata që e vuajnë më së shumti janë nxënësit, raporton EO.
Aktori Fatmir Spahiu i fajëson institucionet e vendit për gjendjen e krijuar në arsim.
Ai për Ekonomia Online tha se mësimdhënësit meritojnë më shumë, por në këtë proces më së shumti po dëmtohen fëmijët.
“Kjo çka ndodhi është një papërgjegjësi shumë e madhe e institucioneve të vendit. E dyta mësimdhënësit meritojnë më shumë, por edhe mësimdhënësit duhet me qenë koshientë sepse edhe ne edhe prindërit meritojnë më shumë. Të mos pozicionoheni në viktima dhe agresorë po ta njohim pak më mirë situatën sepse të gjithë meritojmë këtu më shumë. Absulutisht i meritojnë puna e mësimdhënësit në vitet e 90-ta është jashtëzakonisht e madhe dhe e meritojnë vendin e vet po edhe mësimdhënësit duhet me qenë të vetëdijshëm që edhe ne meritojmë më shumë edhe prindërit tanë. Po dëmtohen fëmijët dhe po dëmtohet procesi mësimor duke pas parasysh edhe janarin e vitit të kaluar”, ka thënë Spahiu për Ekonomia Online.
Ai tha se prindërit dhe fëmijët janë fajtori më i vogël në këto rrethana.